Goran Rakiq- Kurtit: Mos u fol serbisht qytetarëve, fol në gjuhën amtare - NACIONALE

Goran Rakiq- Kurtit: Mos u fol serbisht qytetarëve, fol në gjuhën amtare

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka deklaruar se populli serb e kishin edhe një natë pa gjumë.

Ai tha se kanë njoftuar KFOR-in se nuk ka qenë veprim, por reagim i serbëve ndaj lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës.

Rakiq gjatë kësaj konference, raporton Nova.rs., se i ka thënë kryeministrit Kurti që të mos iu drejtohet serbëve në Kosovë serbisht, sepse mesazhi është i qartë, lë të flasë në gjuhën e tij amtare.

Për ta falënderuar komandantin e KFOR-it, e kemi njoftuar se nuk ka qenë veprim, por reagim i serbëve ndaj lëvizjeve të njëanshme të Prishtinës. Edhe mbrëmë kam dëgjuar të panumërta nga presidenti Vuçiq i cili bëri thirrje për paqe…Dua të falënderoj edhe popullin shqiptar (nga diaspora), aksioni nuk kishte për qëllim popullin shqiptar, ata e panë që dje kur ata nuk mund të vizitonin shtëpitë e tyre. Kurti të mos iu drejtohet serbëve në Kosovë serbisht, sepse mesazhi është i qartë, le të flasë në gjuhën e tij amtare”, tha Rakiq, raporton Nova.rs.

Tutje Rakiq tha se serbët e duan Asociacionin përderisa theksoi se zgjidhja e vetme është dialogu.

Lajme të ngjashme