Goran Rakiq kërkon bojkot të zgjedhjeve në veri - NACIONALE

Goran Rakiq kërkon bojkot të zgjedhjeve në veri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka kërkuar nga serbët e Kosovës që të bojkotojën zgjedhjet që po mbahen në katër komunat veriore të vendit.

Rakiq në Facebook ka treguar arsyet pse duhet që këto zgjedhje të bojkotohen.

Ai ka thënë se zgjedhjet janë jolegjitme dhe joligjore.

“Për shkak të secilit serb të arrestuar padrejtësisht, për shkak të çdo gënjeshtre të thënë nga Kurti, për shkak të çdo plumbi të shtënë në fëmijët serbë, për shkak të reperkusionit të përditshëm që vuan populli serb, për shkak të keqtrajtimit të pandërprerë të serbëve nga njësitet speciale në veri, për shkak të frikës në mesin e serbëve, të cilën e ndjell politika e Kurtit, për shkak të secilit objekt të shenjtë serb të dëmtuar dhe çdo përmendore të rrënuar, për shkak të mosimplementimit të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara!!! Bojkot i zgjedhjeve jolegjitime dhe joligjore!!!.” – ka shkruar Rakiqi në Facebook.

Ndërkaq, sot në katër komunat veriore me shumicë serbe po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale.

Lista Serbe ka bojkotuar këto zgjedhje.

Lajme të ngjashme