Goditi disa herë me tavolinë ish-gruan e tij duke i shkaktuar lëndime të rënda, 8 vjet burgim për gjakovarin - NACIONALE

Goditi disa herë me tavolinë ish-gruan e tij duke i shkaktuar lëndime të rënda, 8 vjet burgim për gjakovarin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Gjakovë të enjten ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit SH.P i cili akuzohej se kishte tentuar ta vrasë ish-bashkëshorten e tij me një tavolinë druri, duke e goditur atë disa herë në pjesë të ndryshme të trupit

Shpallja e aktgjykimit u bë të enjten nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Sulltan Dobraj, ku i akuzuari SH.P u dënua me 8 vite burgim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Me këtë rast trupi gjykues ka njoftuar që është bërë rikualifikimi i veprës penale ku me këtë rast i akuzuari Sh.P, u dënua për shkaktim të lëndimeve të rënda trupore ndaj ish-bashkëshortes së tij, e jo siç pretendohej në akuzë e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, vepra penale e vrasjes së rëndë e mbetur në tentativë.

Të akuzuarit në dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Pala e dëmtuar, A.A, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar në kontest civil.

Ndryshe, mbrojtja kishte theksuar se i akuzuari kishte qenë i gjykuar edhe më herët për veprën penale të dhunës në familje, por që rasti ndodhet ende në Gjykatën e Apelit.

Lajme të ngjashme