Glauk Konjufca thotë se e voton Vjosa Osmanin, por harron se është ministër dhe nuk ka drejtë vote për president - NACIONALE

Glauk Konjufca thotë se e voton Vjosa Osmanin, por harron se është ministër dhe nuk ka drejtë vote për president

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, ka bërë pak propagandë para Kuvendit.

Ai ka thënë se do ta votonte Vjosa Osmanin për presidente, por harroi se është ministër dhe nuk ka të drejtë vote për president.

“Vetëvendosja tokë të bënë. Ishte propozim i VV-së. Versioni më i mirë është që opozita ta bëjë propozimin. Pyetja që po mungon këto 2-3 ditë, masi nuk po e bëjnë gazetarët po e bëj unë. PDK LDK duhet të përcaktohen se kënd do ta votoni, nëse e propozojnë naj emër nashta edhe unë e votoj. Duhet me nxjerr ata. Jam i bindur që nuk do të mund ta propozojnë një emër neutral”, tha ai.

“Nuk e bëjmë sepse duhet ta propozojë opozita. Atëherë do të shohim të vazhdojmë. Pse e kemi lënë është që opozita ta propozojë një, dhe pastaj të vazhdojmë. Nga dy herë i ka taku Kurti liderët. Nëse nuk e kemi mbështetjen, ata duhet të dalin me emrat e tyre. Nuk e përjashtoj, ka shumë njerëz më të mirë se unë, le ta propozojnë Vjosa Osmanin, këdo që dëshirojnë. Edhe unë vetë ka me votu. Nëse nuk e propozojnë, opozita nuk e thotë asnjë emër, qoftë edhe neutral, kjo është përcaktim i qartë me shku në zgjedhje”, tha ai.

Lajme të ngjashme