Gjykata ua cakton paraburgimin katër personave, dyshohen për vrasje në tentativë - NACIONALE

Gjykata ua cakton paraburgimin katër personave, dyshohen për vrasje në tentativë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka caktuar masën e paraburgimit ndaj katër personave.

Siç thuhet në komunikatën e gjykatës, thuhet se të pandehurve D.S, XH.M, H.H, T.SH për shkak të veprave penale Vrasje e rëndë në tentativë nga neni 173 lidhur me nenin 28 dhe 32 të Kodit Penal të Kosovës, Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm nga neni 356 të Kodit Penal të Kosovës.

Të njëjtit akuzohen edhe pë veprën lëndim i rëndë trupor nga neni 186 të Kodit Penal të Kosovës, detyrimi nga neni 328 të Kodit Penal të Kosovës, Zjarrëvenja nga neni 322 të Kodit Penal të Kosovës dhe Mbajtja ë pronësi apo posedim i paautorizuar i armës nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës.

Gjyqtarja e procedurës paraprake me rastin e caktimit të paraburgimit ka vlerësuar se nëse të pandehurit D.S, XH.M, H.H, T.SH gjendet në liri, ekziston rreziku potencial i arratisjes dhe ikjes së të pandehurve, të njëjtit po të gjenden në liri, mund të asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë ose falsifikojnë provat e veprave penale dhe mund të pengojnë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë. Gjykata ka vlerësuar se duke marrë parasysh rrethanat në të cilat janë kryer veprat penale, e kaluara e tyre kriminale si dhe marrë parasysh peshën e këtyre veprave penale, nëse të pandehurit lihen në liri, do ti përsërisin veprat penale apo të ngjashme, andaj këto rrethana paraqesin shkaqe ligjore të parapara nga neni 187 paragrafi 1, nënparagrafi 1.2.1, 1.2.2, 1.2.3 për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve D.S, XH.M, H.H, T.SH”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, përfundon njoftimi.

Lajme të ngjashme