Gjykata Speciale arreston një ish-ushtar të UÇK-së, dyshohet për pengim të drejtësisë - NACIONALE

Gjykata Speciale arreston një ish-ushtar të UÇK-së, dyshohet për pengim të drejtësisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sabit Jonuzi, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është arrestuar sot me urdhër të Gjykatës Speciale, i cili dje ishte intervistuar në bazën e EULEX-it.

Pas intervistimit, sipas avokatit të tij Kushtrim Bytyçi, i cili u deklarua për medien "Paparaci", dje Jonuzi kishte shkuar në shtëpi.

“Dje në mëngjes është arrestuar, dje është intervistuar në bazën e EULEX-it në Fushë Kosovë, pas intervistimit është liruar. Intervista ka qenë dje masdite dhe ka shkuar në shpi.” – tha ai.

Duke folur për Paparacin, Bytyçi ka treguar se Jonuzi është arrestuar sot, ndërsa të njëjtit i ishte bastisur shtëpia e sekuestruar telefoni.

“E kanë arrestuar tek shtëpia e tij. Ka pasur bastisje edhe më herët, në muajin maj dhe i është sekuestruar telefoni.” – tha Bytyçi për Paparaci.com.

Tutje, avokati ka treguar edhe për çka dyshohet Jonuzi, ish-ushtari i UÇK-së.

“Çka mund të them është se dyshohet për pengim të drejtësisë.” – tha ai.

Sipas Bytyçit, Jonuzi do të dërgohet në paraburgim në Hagë, atje edhe ku është selia e Dhomave të Specializuara.

“Me gjasë tash është në Hagë, sepse është arrestuar në mëngjes dhe do të dërgohet në paraburgim atje.” – tha Bytyçi.

Lajme të ngjashme