Gjykata Kushtetuese ia ndërpret telefonin Avni Deharit - NACIONALE

Gjykata Kushtetuese ia ndërpret telefonin Avni Deharit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në shumicën e seancave, bënte huqje të tmerrshme.

Megjithatë, huqja më e madhe po del të ketë qenë vet mbarëvajtja e seancës së Kuvendit nga Avni Dehari.

Ky i fundit duke kaluar nga votimi i hapur në të mbyllur e shkeli Kushteutën, që u konstatua nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Sipas aktgjykimit të fundit, votimi për kryetarin e Kuvendit duhet të bëhet vetëm në mënyrë të hapur.

Në të gjitha seancat, Dehari nuk i lejonte as të flasin deputetët në foltore. Ishte i sigurt se nuk po bën asgjë, por vetëm po e respekton rregulloren.

Madje, kur merrte ‘yrysh’ për t’ua ndërprerë fjalën, mikrofonin e ngatërronte me telefon.

Në disa raste, përfshirë me Anton Qunin, Vlora Çitakun e të tjerë, në vend të mikrofonit, Dehari kërkonte nga regjia që deputetëve t’ua ndalë telefonin.

"Regjia, ndërprejani telefonin", "Regjia, ndaljani telefonin", thoshte ai.

Por, zhvillimi i fundit ka bërë që Gjykata Kushtetuese t’ia ‘nxjerr’ prej rrymës komplet telefonin Avni Deharit, duke konstatuar se ai ka bërë shkelje.

Çka thonë Pika III dhe IV e Aktgjykimit?

E treta, konstaton se kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit (Avni Dehari v.j), “nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, të 26 qershorit 2025 dhe rrjedhimisht veprimet e tij janë në papajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.

Ndërkaq pika katër e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, urdhëron që kandidati për kryeparlamentar të propozohet nga grupi më i madh parlamentar, por jo më shumë se tri herë.

“TË URDHËROJË, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër, Kryesuesin e Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së Seancës Konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe në pajtim me paragrafin 2 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutësë Republikës së Kosovës, të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë” – thotë pika 4 e Aktgjykimit.

Pika pesë e Aktgjykimit, urdhëron deputetët e Kuvendit të Kosovës, që gjatë procedurës së zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve, të jenë të pranishëm dhe të votojnë.

“TË URDHËROJË, njëzëri të gjithë deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, që në pajtim me nenin 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], nenin 7 [Vlerat] dhe nenin 74 [Ushtrimi i Funksionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës gjatë procedurës së zgjedhjes së Kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të jenë të pranishëm dhe të votojnë” – thotë pika V e Aktgjykimit.

Si rezultat, deputetët e kolegët e Avni Deharit janë sulur në gjah të tmerrshëm ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Lajme të ngjashme