Gjykata e Gjilanit dënon me gjashtë vjet burgim dy të akuzuar për trafikim me njerëz - NACIONALE

Gjykata e Gjilanit dënon me gjashtë vjet burgim dy të akuzuar për trafikim me njerëz

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim dënues ndaj dy të akuzuarve, me inicialet B.H dhe B.A, të cilët u shpallën fajtor për veprën trafikim me njerëz.

Për secilin veç e veç Gjykata ka shqiptuar dënim me nga 3 vjt burgim e 300 euro gjobë.

Ata u shpallën fajtor sepse me bashkëveprim e shfrytëzuan gjendjen e rëndë ekonomike të të dëmtuarës A.H, nga kouna e Istogut, për ta trafikuar për qëllime të shfrytëzimit seksual.

Njoftimi i Gjykatës:

“Gjykata dënon me gjashtë vjet burgim dy të akuzuarit, për veprën penale trafikim me njerëz

Gjilan, 31.01.2023 – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve B. H. dhe B. A., për kryerjen e veprës penale; trafikim me njerëz.

Të pandehurit, gjatë vitit 2021 në bashkëveprim në dy lokacione të ndryshme në Motel në fshatin Domorovc, Komuna Ranilluk dhe në kafiterin në fshatin Dobërçan, Komuna e Gjilanit, e kanë trafikuar për qëllime të shfrytëzimit seksual të dëmtuarën A. H. nga Komuna e Istogut, duke e ditur gjendjen e saj të rëndë ekonomike-sociale, në atë mënyrë që e njëjta të ofroj shërbime seksuale me pagesë personave të ndryshëm.

Me këto veprime, të pandehurit kanë kryer veprën penale trafikim me njerëz, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Trupi gjykues nga Departamenti Krimeve të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues ndaj dy të akuzuarve, duke i shqiptuar dënim burgu në kohëzgjatje prej tre (3) vjet dhe gjobë 300 (treqind) Euro, për secilin veç e veç. ⚖️

Palët e pakënaqura kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.”

Lajme të ngjashme