Gjuriq takohet me Chollet, thotë se “Serbia është partner i besueshëm i ShBA-së” - NACIONALE

Gjuriq takohet me Chollet, thotë se “Serbia është partner i besueshëm i ShBA-së”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori serb në ShBA, Marko Gjuriq ka bërë të ditur se është takuar me këshilltarin amerikan, Derek Chollet.

Në një postim në rrjetin social Twitter, Gjuriq ka treguar se i ka thënë Cholletit që “Serbia është një partner i besueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

“Ne duam që bashkëpunimi të jetë edhe më i mirë në të ardhmen, dhe jemi të etur që të punojmë në këtë – këto ishion mesazhet nga pala serbe që pata kënaqësinë që t’ia përçoj këshilltarit Derek Chollet, i cili i shoqëruar nga kolegë të tij, vizitoi Ambasadën Serbe afër Shtëpisë së Bardhë.” – ka shkruar tutje ai.

Postimi i plotë:

Serbia është një partner i besueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një numër çështjesh strategjike – jo vetëm në fjalë, por edhe në vepra. Ne duam që bashkëpunimi të jetë edhe më i mirë në të ardhmen, dhe jemi të etur që të punojmë në këtë – këto ishin mesazhet nga pala serbe që pata kënaqësinë që t’ia përçoj këshilltarit Derek Chollet, i cili i shoqëruar nga kolegë të tij, vizitoi Ambasadën Serbe afër Shtëpisë së Bardhë.

Lajme të ngjashme