Gjuriq i gëzohet shumë Marrëveshjes në Ohër: Sigurohen interesat jetike të Serbisë - NACIONALE

Gjuriq i gëzohet shumë Marrëveshjes në Ohër: Sigurohen interesat jetike të Serbisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ambasadori i Republikës së Serbisë në ShBA, Marko Gjuriq, e ka vlerësuar marrëveshjen e Ohrit si të mirë për interesat jetike të Serbisë.

Me anë të një postimi në Twitter, z. Gjuriq ka falenderuar presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq për (sic) “qëndrimin e tyre vetëmohues”.

“Rezultati i takimit në Ohër siguron interesat jetike të Serbisë në një moment të vështirë historik. Por, edhe më shumë se kaq. Krahas vazhdimit të punës së zellshme për zhvillim e forcim të Serbisë, krijon edhe kushte për suksese e fitore të ardhshme, si për çështjen e Kosovës dhe Metohisë, ashtu edhe për prioritetet tjera kombëtare,” – tha z. Gjuriq.

Kujtojmë se kryeministri Kurti është duke u kritikuar me të madhe nga akterë opozitarë për pranimin që i bëri këtij Propozimi.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme