Gjuha fyese e deputetëve të VV-së ndaj deputetes Balje, Rexhepi: Nuk e përkrahi asnjë gjuhë të keqe
Deputetja nga komunitetit boshnjak, Emilija Rexhepi, ka thënë se nuk e përkrah gjuhen fyese të deputetëve të VV-së ndaj deputetes Duda Balje.
Para hyrjes në seancën e sotme, ajo ka thënë se Balje dhe VV-ja kanë qenë në koalicion deri me tani.
“Unë nuk përkrahi asnjë gjuhë të keqe. Duda Balje ka qenë në koalicion me VV-në katër vite, nuk di çka duhet më folë më shumë”, ka thënë ajo.
Ajo është shprehur optimiste se kandidatja e VV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhi, do të jetë kryetare e Kuvendit të Kosovës.
“Unë besoj se Albulena fiton”, ka thënë ajo.