Gjinovci me “zbulim epokal”: Opozita ia ka pa sherrin “mediave” - NACIONALE

Gjinovci me “zbulim epokal”: Opozita ia ka pa sherrin “mediave”

4 javë më parë

nga NACIONALE

Rron Gjinovci, analist në KTV dhe ish-moderator, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar zhvillimet politike në Kosovë.

Analisti Gjinovci ka bërë një pretendim të madh, aq të madh sa mund të cilësohet si një ndërrmarrje për të “zbuluar Amerikën për së dyti”.

Sipas Gjinovcit, opozita “ia ka pa sherrin “mediave””.

“Opozita ia ka pa sherrin "mediave", të cilat për interes t'vetin, për klikime e shikime kanë bo spektakël me dialogun dhe asociacionin, e kanë mbajtë artificialisht si temë super qendrore, nji temë ku Kurti ka shkëlqy. Ndërkohë në pothujse cilëndo fushë tjetër ku Qeveria ka performu katastrofalisht, nuk ka pasë vëmendje. Tash është vonë.” – shkroi ai, ndër të tjera.

Lajme të ngjashme