Gjinovci mbron diplomën e ministres Nagavci me shembull personal, por bën një huqje interesante - NACIONALE

Gjinovci mbron diplomën e ministres Nagavci me shembull personal, por bën një huqje interesante

1 vit më parë

nga NACIONALE

Rron Gjinovci, aktivist i shoqërisë civile dhe mbështetës i kryeministrit Kurti, ka mbrojtur ministren e Arsimit, Arbërie Nagavcin për diplomën e saj duke treguar rastin e tij personal të diplomimit. Por, ai bën një huqje goxha interesante gjatë këtij rrëfimi.

Gjinovci tregon se dijet e tij i ka marrë në Gjimnazin Sami Frashëri, dhe jo në fakultetet që ka ndjekur e ku pretendon të ketë marrë edhe një bursë.

Por, ai nuk ka kërkuar që hendeku në paga mes profesorëve universitarë dhe mësimdhënësve parauniversitarë të zbritet. Ky hendek është shumë i lartë me pagat aktuale, por edhe me Projekt-Ligjin e ri të propozuar nga Qeveria Kurti.

“E kom kry ni vit e ni semester dhe isha bursist i vitit te pare per shkak te "suksesit". Çeshte e verteta ASNI sen te re se pata mesu. Notat ishin te nalta si inercion i dijeve te fitume ne gjimnazin Sami Frasheri.” – shkruan z. Gjinovci.

Ai ka nënkuptuar se diploma universitare nuk ka vlerë duke mbrojtur Nagavcin, e cila doli se i kishte kryer studimet e magjistraturës dhjetë vjet pasi ishte regjistruar me një notë shumë të dobët (6.4)

Asnjë nga eksponentët e pushtetit nuk ka përmendur hendekun e madh në paga mes profesorëve universitarë dhe mësimdhënësve parauniversitarë.

Statusi i plotë dhe pa ndërhyrje:

Ehhh diploma 😀

Per shembull une jom regjistru per here te pare ne UP ne vitin 2009 ne drejtimin Fizike Inxhinierike. E kom kry ni vit e ni semester dhe isha bursist i vitit te pare per shkak te "suksesit". Çeshte e verteta ASNI sen te re se pata mesu. Notat ishin te nalta si inercion i dijeve te fitume ne gjimnazin Sami Frasheri. Kaq per bursen teme te meritave. Nderkohe fillova me mendu me studiu diçka tjeter sepse aty shihej qarte qe ishte shume lehte e si rrjedhoje pavlefshme. Sot ai drejtim as qe ekziston. Mendojsha me gjete ni fushe ku nuk te duhet profesor, por ku munesh me msu vet Mandej u regjistrova ne Filozofi. E gjuva rektorin me ngjyrë me perjashtun nga Fizika dhe Filozofia. Mirepo nje hapesire ligjore ma lejojke me u regjistru ne Filologji ku per 1 vjet u bona student i Gjuhes Shqipe. Mas dy vjeteve permes ankesave u ktheva prap ne Filozofi. Me perjashtim te 3-4 profesorave te tjeret ne UP kane qene super te padijshem. Pothujse kurgjo s'kom msu nga profesoret (me 3-4 perjashtime qe i permenda). Çkado qe di sot eshte ne kuader te leximeve te mija.

Eh po, per shkak te presioneve te rrethit dikur diplomova ne Filozofi, pas nje sage 10 vjeçare nga fakulteti ne fakultet. Dhe sot ne diplomen tem nuk figuron periudha e studimit ne fushen qe e kom marre diplomen, por viti i regjistrimit per here te pare dhe viti i diplomimit. Diploma kurre s'mu ka dashte as s'besoj qe ka me mu dasht per me hi ne pune ama qaty e kom 😀. Me dhimet pema qe u pre per me shtyp ate diplome. Kaq per diplomat e Kosoves.

Veting ne arsim!

Lajme të ngjashme