Gjini i AAK-së: Kryeministri ynë ia ka lehtësuar Serbisë rrugën e saj pa marrëveshje - NACIONALE

Gjini i AAK-së: Kryeministri ynë ia ka lehtësuar Serbisë rrugën e saj pa marrëveshje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me politikën e kryeministrit Albin Kurti në marrëveshjet me Serbinë, duke e quajtur atë si një favor ndaj Serbisë dhe presidentit Aleksandër Vuçiq.

Gjini u shpreh se Kurti i ka lehtësuar shumë Serbisë rrugën pa pasur marrëveshje të qarta. Ai shprehu keqardhjen se çfarë ka bërë Kurti me targat dhe se përgjigjes ndaj kërkesave të partnerëve të Kosovës.

”Kryeministri ynë ia ka bërë shumë të lehtë Serbisë që të shkojë në rrugën e saj pa marrëveshje, të ankohet, t'i nxjerrë ata njerëz, ka pohuar ai.

Gjithë partnerët e Kosovës i kanë thënë mos u ngut me këtë procedurë, madje edhe zyrtarët më të lartë amerikanë ia kanë kërkuar gjashtë muaj. Na ka kthy ku kemi qenë veç me situatë më të rënduar që e kemi pas”,
deklaroi ai.

Lajme të ngjashme