Gjermania i dhuron automjete FSK-së, ceremonia mbahet nesër - NACIONALE

Gjermania i dhuron automjete FSK-së, ceremonia mbahet nesër

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjermania i ka dhuruar Forcës së Sigurisë së Kosovës automjete të cilat pritet të pranohen nesër në një ceremoni.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Mbrojtjes përmes një komunikate për media.

Sipas këtij institucioni, ceremonia do të mbahet në kazermën “Adem Jashari” të enjten nga ora 10:30.

“Në kazermën e FSK-së, “Adem Jashari”, në Prishtinë, të enjten, më 11 prill, duke filluar nga ora 10:30, do të mbahet ceremonia e pranim-dorëzimit të donacionit të automjeteve nga Republika Federale e Gjermanisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës”.

Në ceremoni, i pranishëm do të jetë edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde.

“Në këtë ceremoni do të marrin pjesë: ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, si dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë vendorë dhe ndërkombëtarë”.

Lajme të ngjashme