Gjenerali Eric Wendt konfirmohet nga Senati si ambasador i SHBA-së në Shqipëri - NACIONALE

Gjenerali Eric Wendt konfirmohet nga Senati si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Eric Wendt, është konfirmuar nga Senati si ambasador i ShBA’së në Shqipëri.

Wendt mori 51 vota pro dhe 47 kundër në Senat, duke u konfirmuar zyrtarisht në postin e tij diplomatik.

Me këtë votim, procedura e konfirmimit përfundon dhe pritet që ambasadori të marrë detyrën në ditët në vijim, sipas afateve të përcaktuara nga administrata amerikane, raporton euroenews.al.

Kush është Wendt:

Eric P. Wendt është ish-gjenerallejtënant (me tre yje) i Ushtrisë së SHBA-së, me mbi 34 vjet shërbim, shumicën e tyre në Forcat Speciale amerikane ("Green Berets"). Ai ka qenë komandant i NATO Special Operations Headquarters dhe ka mbajtur poste të rëndësishme në Afganistan, Kore e Israel.

Përtej karrierës së tij ushtarake, Wendt punoi për Departamentin e Shtetit të SHBA-së për dy vjet si pjesë e Ambasadës së SHBA-së në Jerusalem. Atje, ai shërbeu si Koordinator i Sigurisë së SHBA-së për Çështjet Izrael-Palestinë dhe udhëhoqi një koalicion tetë-kombësh, duke raportuar drejtpërdrejt te Sekretari i Shtetit.

Ai flet arabisht dhe koreanishte.

Gjatë karrierës së tij, ai ka marrë çmime dhe nderime të shumta, duke përfshirë Medaljen e Shërbimit të Shquar në Mbrojtje, Medaljen e Shërbimit të Shquar, Medaljen e Yllit të Bronztë dhe Çmimin e Nderit Superior të Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

Ndryshe, më prill 2026, Presidenti Donald Trump e kishte nominuar Wendtin për ambasador të SHBA-së në Shqipëri, ndërsa sot është konfirmuar siambasador nga Senati amerikan./Nacionale

Lajme të ngjashme