Gjendja shqetësuese në shëndetësi | Deliu e PDK-së: Kosova ka 73 ditë pa ministër
Një rast tejet tragjik dhe tepër skandaloz ku një foshnjë e vdekur është futur në lavatriçe teksa ishte e mbështjellë me çarçaf ka ndodhur në Spitalin e Pejës.
Sipas raportimeve, një grua ka sjellë në jetë fëmijën e saj në javën e 32-të për shkak të komplikimeve mjekësore.
Pas procedurës, foshnja thuhet se është hedhur në hapësirat boshe të sallës, ku më pas është përzier me çarçafët dhe është futur në lavatriçe me to nga një punonjës pastrimi.
Ky rast ngjalli reagime të shumta në opinionin publikë të cilët kanë kërkuar përgjegjësi nga institucionet shëndetësore.
Në mesin e tyre ishte edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, e cila përmendi disa raste tragjike që kanë ndodhur së fundmi në Kosovë dhe që kanë të bëjnë me institucionet shëndetësore, duke kujtuar faktin se Kosova ka 73 ditë pa ministër të Shëndetësisë.