Gjendet pa shenja jete një person afër lumit Sitnica - NACIONALE

Gjendet pa shenja jete një person afër lumit Sitnica

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person është gjetur pa shenja jete afër lumit Sitnica në fshatin Kçiq i Mitrovicës Veriore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Veriore, Avni Zahiti ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë filluar hetime.

“Vdekje e dyshimtë Rreth orës 16:50, është raportuar se në fshatin Kçiq të Mitrovicës, afër lumit Sitnica, është gjet pa shenja jete një person i moshës madhore. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion.” – ka bërë të ditur Zahiti.

Lajme të ngjashme