Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë, policia nis hetimet - NACIONALE

Gjendet i vdekur një burrë në Prishtinë, policia nis hetimet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Është gjetur pa shenja jete një burrë në Prishtinë në shtëpinë e tij.

Siç thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, viktima ishte duke jetuar vetëm në atë shtëpi, derisa një femër ka raportuar se rreth një jave nuk ka pasur fare kontakt më të.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe stafi mjekësor kanë konstatuar se i njëjti kishte vdekur. Thuhet se trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Prishtinë 02.02.2023 – 17:35. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se ka rreth një javë që nuk ka kontaktuar me viktimën mashkull kosovar i cili jetonte vetëm në shtëpi. Është hapur dera e shtëpisë së tij dhe është hasur viktima i shtrirë në tokë, nga stafi mjekësor i emergjencës është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme