Policia e arreston 15-vjeçarin në Fushë Kosovë, dyshohet për vjedhje të rëndë
Policia e Kosovës gjatë ditës së enjtë ka arrestuar një person nën dyshimin për vjedhje të rëndë.
Bëhet fjalë për një të mitur të moshës 15-vjeçare.
Ky i fundit sipas policisë besohet së është i përfshirë në rastin e vjedhjes së një veture në Fushë Kosovë.
Me aktvendim mbi ndalim të personit ttë arrestuar të marrë nga Prokurori i shtetit, i mituri është dërguar në mbajtje prej 24-orësh.
Njoftimi i plotë:
Prishtinë, 02 shkurt 2023 – Policia e rajonit të Prishtinës që nga fillimi i këtij muaji, i ka dhënë përparësi luftës kundër disa shqetësimeve që kohët e fundit ka pasur komuniteti në lidhje me rastet e vjedhjeve.
Hetuesit e stacionit policor të Fushë Kosovës pas marrjes së informatave në rrugë operative, mbrëmë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin e mitur;
-P. K. 15 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,
pasi që i njëjti dyshohet me arsye për përfshirje në rastin e vjedhjes së veturës të ndodhur në rrugën “Hysen Xhakolli” në Fushë Kosovë.
I dyshuari me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit për të mitur, është dërguar në mbajtje prej 24 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor.