Gjendet i vdekur një person në Gjakovë, policia nis hetimet
Dje në Gjakovë një person është gjetur pa shënja jete në shtëpinë e tij.
Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është duke u hetuar.
“Gjakovë 25.01.2023 – 14:35. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.
