Gjendet i vdekur një 81-vjeçar në banesën e tij në Mitrovicë, policia nis hetimet - NACIONALE

Gjendet i vdekur një 81-vjeçar në banesën e tij në Mitrovicë, policia nis hetimet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person i moshës 81-vjeçarë është gjetur i vdekur në banesën e tij në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet si dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

“Sot rreth 13:20 policia në Mitrovicë, ka pranuar informatën se në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull 81 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet si dhe zbardhjen e rrethanave të rastit." - ka thënë Zahiti.

Ndërkaq, Zahiti ka njoftuar se me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

Lajme të ngjashme