Zbulohet edhe një grumbull dokumentesh sekrete të presidentit Biden – në një vend tjetër - NACIONALE

Zbulohet edhe një grumbull dokumentesh sekrete të presidentit Biden – në një vend tjetër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndihmësit e presidentit amerikan, Joe Biden, kanë gjetur një grumbull të ri të dokumenteve të klasifikuara qeveritare në një vend tjetër në atë që po cilësohet si turp në rritje për Shtëpinë e Bardhë.

Grumbulli i parë i dokumenteve të klasifikuara u gjet në një zyrë private në Uashington, të cilët Bideni e kishte përdorur pas përfundimit të mandatit si nënpresident i ShBA-së, raporton televizioni BBC. Çështja është duke u shqyrtuar nga Departamenti i Drejtësisë.

Nuk qe e qartë të mërkurën se kur ose ku janë gjetur dokumentet e reja nga ndihmësit e Bidenit.

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, është duke u ballafaquar me një hetim nën dyshimin për trajtim jo të duhur të dosjeve të klasifikuara.

Grumbulli fillestar prej rreth dhjetë dokumentesh u gjet në nëntor në Qendrën “Penn Biden”, organizatë që ndodhet afër Shtëpisë së Bardhë, por çështja doli në dritë këtë javë.

Raportohet se në këto letra përshihen dokumente të inteligjencës dhe materiale informuese në lidhje me Ukrainën, Iranin dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar ende për grumbullin e ri të dokumenteve të zbuluara. Megjithatë, gjetja e tyre tashmë është konfirmuar nga televizioni amerikan, CBS, dhe medie të tjera në ShBA.

Lajme të ngjashme