Malishevë: Gjenden dy granata dore që dyshohet se janë të kohës së Luftës së Dytë Botërore
Policia e Kosovës ka bërë të ditur në raportin 24 orësh se janë gjetur dy granata të dorës në fshatin Guriq të Malishevës.
Sipas policisë, një burrë i ka gjetur ato gjatë punimeve në oborrin e shtëpisë.
“Njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjeteve shpërthyese dhe sipas tyre i përkasin Luftës së Dytë Botërore.”, thuhet në raport.
Raporti i plotë:
GJETJE E MJETIT SHPËRTHYES
Fsh. Guriq, Malishevë 07.01.2023 – 14:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se gjatë punimeve në oborr kishte gjetur dy granata dore. Njësia për deminim e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjeteve shpërthyese dhe sipas tyre i përkasin Luftës së Dytë Botërore.
