Gjashtë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë - NACIONALE

Gjashtë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit të PK-së, tre raste janë regjistruar në rajonin e Prishtinës dhe me nga një rast në Pejë, Ferizaj e Gjakovë.

Policia ka dhënë detaje për të gjitha këto raste:

DHUNË NË FAMILJE

Prishtinë 25.05.2024 – 17:00. Ankuesi mashkull kosovar, raporton se kishte pasur mosmarrëveshje me ish bashkëshorten e tij, rreth kujdestarisë së fëmijëve. Sipas ankuesit fëmijët janë duke u keqtrajtuar nga e dyshuara, e cila i ka nën kujdestari. Ankuesi po ashtu kishte pranuar në telefon edhe mesazhe kërcënues nga e dyshuara. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime.

Gllogoc 25.05.2024 – 17:30. Viktima femër shtetase e Shqipërisë, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje është rrahur nga bashkëshorti, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Podujevë 25.05.2024-19:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar për dhunë në familje nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Ferizaj 25.05.2024 – 19:15. Raportohet se pas një mosmarrëveshje, e dyshuara femër kosovare me një mjet të fortë, ka goditur vajzën e sajë të mitur. Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuar lirohet në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJE

Pejë 25.05.2024 – 13:00. Ankuesja femër kosovare, raporton se djali i saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës. Raportohet se i dyshuari gjendet në arrati. Rasti nën hetime.

DHUNË NË FAMILJE

Gjakovë 25.05.2024 – 14:55. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar, ku gjatë ndërhyrjes së nënës së tyre, e njëjta ka pësuar lëndime. Të lënduarit kanë refuzuar tretmanin mjekësor. I dyshuari është arrestuar, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë.

Lajme të ngjashme