Gëzim Krasniqi: Pas luftës për liri, së bashku me Morinën punojmë për dinjitetin e qytetarëve të Malishevës - NACIONALE

Gëzim Krasniqi: Pas luftës për liri, së bashku me Morinën punojmë për dinjitetin e qytetarëve të Malishevës

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Komunës së Malishevës, Gëzim Krasniqi, ka deklaruar se prioriteti i tij dhe i ekipit të tij është zgjidhja e problemeve themelore të qytetarëve, me theks të veçantë në furnizimin me ujë të pijshëm dhe sistemin e kanalizimeve. Krasniqi ka ndarë video me profesorin Ilir Morina, i cili ishte edhe bashkëluftëtarë i tij, me të cilin ka thënë se do të zgjidhin problemet jetike të Malisheves.

E plotë:

“Me bashkëluftëtarin tim, profesor Ilir Morinën, dhe me ekspertë të tjerë të fushës, do të gjejmë zgjidhje për problemet jetike të Malishevës. Uji i pijshëm dhe kanalizimet janë nevojë themelore e qytetarëve. Kemi luftuar për liri, tani punojmë për dinjitet për të gjithë banorët e komunës tonë,” ka theksuar Krasniqi.

Ai ka nënvizuar se vizioni i tij për Malishevën është zhvillimi i qëndrueshëm dhe përmirësimi i cilësisë së jetesës për çdo qytetar, duke u fokusuar në projekte konkrete që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenie.

Lajme të ngjashme