Gërvalla: Votimi i fshehtë është rrugë e mirë për të tejkaluar bllokadën
Deputetja e VV-së, Donika Gërvalla, nuk e di se si do të veprohet sot në vazhdimin e seancës.
Derisa ka hyr në Kuvend, ajo ka thënë se qasje e tyre do të dihet pas mbledhjes me grupin parlamentar.
“Do të vazhdojmë me takim me grupin parlamentar se bashku me kryeministrin dhe deputetët tjerë dhe do ta diskutojmë se cila do të jetë qasja sot. Mirëpo, një gjë është e qartë votomi i fshehtë është i paraparë në Kushtetutë dhe në Rregulloren e Kuvendit dhe me duket mënyrë shumë e mirë për të tejkaluar këtë bllokadë të vazhdueshme të cilën e bënë opozita”, ka thënë Gërvalla.