Gërvalla: Putini flet për çdo javë për Kosovën, do të mirëpriste një luftë në Ballkan
Rusia mund të ndezë tensione në Ballkan dhe të krijojë një luftë të re, në mënyrë që Perëndimi të shpërndahet, sipas kryediplomates Donika Gërvalla. Këto deklarata, ajo i ka bërë për “NatSec Daily”.
Gërvalla duke folur nga objekti i ri i Ambasadës të Kosovës në ShBA, ka thënë se ambiciet territoriale të presidentit rus, Vladimir Putin nuk ndalen te kufiri ukrainas.
“Strategjia e Putinit është që ta mbajë Perëndimri të shpërqendruar me konflikte të ndryshme. Kështu që, një luftë në Ballkan do të mirëpritej shumë nga Rusia.” – citohet se ka thënë ajo.
Sipas saj, “Putin flet çdo javë për Kosovën”.
“Nuk ka të bëjë me rëndësinë gjeopolitike të Kosovës, por ka të bëjë me faktin se Kosova është një histori suksesi e Perëndimit, një histori suksesi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është një histori suksesi e NATO-s, një histori suksesi e vendeve perëndimore evropiane”.