Gërvalla: Pesim nga BE-ja të kenë një qëndrim për sulmin në Banjskë - NACIONALE

Gërvalla: Pesim nga BE-ja të kenë një qëndrim për sulmin në Banjskë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në margjinat e takimit me Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, ku po diskutohet mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe sigurinë në Evropë, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se shteti i Kosovës po përballet me agresion nga Serbia tash e dy muaj.

Kryediplomatja ka kërkuara nga BE-ja dhe ministrat e Jashtëm të ndalin me një qëndrim të përbashkët pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.

“Kosova dy muaj më parë është përballur me një agresion nga fqinji, Serbia, dhe presim nga Bashkimit Evropian, ministrat e Jashtëm të kenë një qëndrim për sulmin dhe pasojat që agresori duhet të ballafaqohet”. - tha Gërvalla.

Ajo më tej ka thënë se Kosova "partner i vendosur i Bashkimit Evropian" dhe shpreson se premtimet e BE-së për anëtarësim të Ballkanit Perëndimor "të kenë perspektivë të qartë".

"Republika e Kosovës është partner shumë i vendosur i Bashkimit Evropian. Kosova do të vazhdojë rrugën e integrimeve euroatlantike dhe shpresojmë që shumë shpejt premtimet e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor të kenë perspektivë të qartë se ky premtim do të realizohet." - ka deklaruar Gërvalla.

Lajme të ngjashme