Gërvalla për mediumin estonez: Asociacioni ka vdekur, s’mund të ringjallet - NACIONALE

Gërvalla për mediumin estonez: Asociacioni ka vdekur, s’mund të ringjallet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka dhënë një intervistë për mediumin estonez ERR.

Ajo aty ka folur për çështjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, për të cilin ka theksuar se ka vdekur dhe se i njëjti nuk mund të ringjallet.

“Beogradi vërtet flet për Asociacionin, por ky propozim ka vdekur dhe nuk mund të ringjallet. Gjykata Kushtetuese vendosi që Asociacioni të mos ndodhte. Nuk është e mundur të gjesh një qeveri në një botë demokratike që është e gatshme të zbatojë diçka që shkel kushtetutën e saj.” - vlerësoi ajo për ERR.

Megjithatë, shefja e MPJD-së ka theksuar se nuk e kanë problem si Kosovë të ofrojë të drejta për pakicën serbe.

“Për ne nuk është problem t’u japim serbëve të njëjtat të drejta siç u jep Serbia minoriteteve të saj. Ne aktualisht garantojmë të drejta më të mëdha për pakicat se kushdo tjetër në rajon.” – theksoi ajo, transmeton Albanian Post.

Lajme të ngjashme