“Çka ka, çka s’ka nëpër rrugë?” LVV-ja e riposton vidoen, akuzon ish-qeveritë për zhvatje e plaçkitje - NACIONALE

“Çka ka, çka s’ka nëpër rrugë?” LVV-ja e riposton vidoen, akuzon ish-qeveritë për zhvatje e plaçkitje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje ka postuar sërish një video në lidhje me keqpërdorimet e pretenduara në rrugë. Në videon e titulluar “Çka ka, çka s’ka nëpër rrugë”, Vetëvendosje ka listuar disa rrugë të cilat ata vlerësojnë se janë në rrugë të drejtë për t’u jetësuar.

Edhe në këtë video, VV-ja, partia më e madhe në Kosovë aktualisht, është marrë me të kaluarën, duke akuzuar ish-qeveritë për plane të zhvatjes.

“Me punë të mbrapshta dhe plane të zhvatjes na kanë bllokuar rrugët kryesore për vite, por qeverisja e re tashmë i ka zhbllokuar ato dhe ka filluar punën për t’i përfunduar ato projekte.” – shkruan LVV-ja.

Madje, ata kanë përmendur edhe shifra që sipas tyre planifikoheshin të "plaçkiteshin".

"Vetëm në aksin Kievë-Zahaq të rrugës Prishtinë - Pejë ishte planifikuar një plaçkitje e madhe e buxhetit të vendit. 240 milionë euro do t’i kushtonte Kosovës hajnia në emër të ndërtimit e shpronësimit. Por e parandaluam. Me qeverinë aktuale ky ndërtim e shpronësim nuk do të kushtojë më shumë se 90 milionë euro." - thuhet aty.

Në video, LVV-ja thekson se çdo gjë është kthyer në pikën zero, për të filluar së mbari.

"Këtë nuk e arritën sepse i ndalëm dhe e kthyem situatën në 0 për t'ia filluar së mbari. Pa keqpërdorime dhe devijime. Pa haraç e kurdisje tenderësh. Me kosto të arsyeshme dhe cilësi të lartë." - thuhet në video.

"Qeveria Kurti ka shtruar rrugë në pjesën veriore të vendit duke lidhur fshatrat me qytetin e Mitrovicës. Do të vazhdojë me këto projekte rrugore që kanë rëndësi qendrore për infrastrukturën publike. Na kanë vonuar por nuk na kanë ndalur.” – shkruan në mbishkrim.

Lajme të ngjashme