Gërvalla fyen deputetët Balje dhe Hoxha: Hiqni dorë nga qasja bllokuese, s`jemi këtu në pazar ku shitemi e blihemi
Deputetja e VV-së, Donika Gërvalla, ka thënë se nuk ka ndonjë informacion nëse deputetes Duda Balje i është ofruar posti profesorësh në një universitet në Shkup për të votuar për kryetare të Kuvendit Albulena Haxhiun.
Pas ndërprerjes së seancës së sotme, Gërvalla ka përdoru fjalor fyes ndaj deputetes Balje dhe deputetit Hoxha.
Ajo ka thënë se ata duhet ta dinë se Kuvendi nuk është pazar ku shitet dhe blihet.
“Nuk kam asnjë informacion për këtë, por i bëj thirrje edhe zonjës Balje, edhe z. Hoxha që të heqin dorë nga qasja bllokuese, sepse nuk jemi këtu në pazar ku shitohemi dhe blihemi. Është çështje parimore konstituimi i Kuvendit, dhe me pas Kuvendi i merr përgjegjësit e veta dhe me pas vazhdojnë punët”, ka thënë Gërvalla.