Gërvalla: Faktet mbesin fakte, Kosova u pajtua me propozimin e SHBA-së për ta shtyer vendimin - NACIONALE

Gërvalla: Faktet mbesin fakte, Kosova u pajtua me propozimin e SHBA-së për ta shtyer vendimin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz ka shkruar në profilin e saj në Twitter se Kosova është pajtuar që të “pauzojë” deri më 1 shtator nga vendimi, por vetëm nësë bllokadat largohen me 1 gusht.

“Faktet mbesin fakte: Kosova është pajtuar me propozimin e SHBA-së, në linjë me BE-në. Ne jemi pajtuar që ta pauzojmë deri më 1 shtator 2022 – por vetëm nëse bllokadat largohen më 1 gusht. Reciprociteti do të mbesë realitet. Kosova nuk ka ‘shtyrë’ asgjë, rregullorja për ID-të është miratuar nga mesnata”, ka shkruar Gërvalla, derisa e ka shpërndarë një postim të emisarit Lajçak.

Përderis Lajcak në profilin e tij Twitter ka shkruar se “Mirëpresim vendimin e Kosovës për ta pranuar propozimin e Josep Borrel për shtyerjen një mujore. BE pret që të gjitha bllokadat të hiqen menjëherë. Borrell ftoi Kosovën dhe Serbinë që të angazhohen në dialog në rrugën përpara. Mirënjohës ndaj ambasadaës së Amerikës në Kosovë për mbështetjen e fortë”.

Lajme të ngjashme