Gërvalla: Evropa duhet ta pyesë veten se si po e lejon Serbinë të del pro agresionit rus mbi Ukrainë - NACIONALE

Gërvalla: Evropa duhet ta pyesë veten se si po e lejon Serbinë të del pro agresionit rus mbi Ukrainë

3 vjet më parë

nga NACIONALE


Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është duke marrur pjesë në Seminarin e 102-të të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, së bashku më kryeministrin Albin Kurti.,

Gërvalla në këtë Samit, deklaroi se Evropa nuk i ka kërkuar Serbisë që t’i respektojë marrëveshjet e nënshkruara me Kosovën si dhe Evropa duhet ta pyesë veten se si po e lejon Serbinë të del pro agresionit rus mbi Ukrainë.

“Dialogu është me rëndësi, por është me rëndësi në kuptim të përmbajtjes. Nëse ndryshon realiteti, nuk nënkupton që s’duhet të ndryshojë qasja. Nëse njëra palë në tavolinë i jep shuplakë partnerëve në Perëndim dhe rreshtohet kah një kriminel lufte, atëherë duhet të bëhet pyetja çka tash. Çka i thotë kjo Vuçiqit dhe Putinit. Çka thotë kjo në sytë e Perëndimit. A është Perëndimi aq i dobët sa nuk arrin t’i përshtatë veprimet, kur dikush rreshtohet me dikë që kërcënon paqen, madje me përdorim të armëve bërthamore. Kemi të bëjmë me një Rusi agresive. Evropa s’ka kërkuar nga Serbia t’i përmbushë detyrat që lindin nga marrëveshjet e nënshkruara”, deklaroi Gërvalla.

Ajo tha se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është i përfshirë në gjenocid, derisa theksoi se edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e kishte kërcënuar NATO-n në vitin 1995.

Gërvalla tha se Kosova duhet të bëhet pjesë e BE-së, derisa përmendi Slloveninë dhe Kroacinë, si ish-vende të Jugosllavisë, që pati u anëtarësuan në BE, u sulmuan më pak nga Serbia dhe Rusia.

Lajme të ngjashme