Gërvalla e shoqëruar nga Martin Berishaj takon Millanoviqin e deklaratave famëkeqe për Kosovën
Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla Schwarz, e ka takuar edhe presidentin kroat Zoran Millanoviq. Ky i fundit kishte bërë komente të papranueshme ndaj Kosovës pak javë më parë.
Millanoviqi dhe Gërvalla folën edhe për propozimin aktual evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, anëtarësimin në OKB dhe në organizata tjera ndërkombëtare, ka njoftuar Zyra e Millanoviqit.
Në këtë takim, Gërvalla u shoqërua nga ambasadori Martin Berishaj.
Çka kishte thënë Millanoviqi?
“Serbia dhe Rusia nuk janë e njëjta gjë. Kjo, fatkeqësisht, është një fakt i dhimbshëm dhe një rrezik. Ne e kemi aneksuar Kosovën. Ne dhe komuniteti ndërkomëbtar. E kemi marrë nga Serbia. Kush e bëri tjetër, pos neve? A e njohëm Kosovën? Nuk është aneksim por pushtim. Nxjerrje....”- ishte shprehur Millanoviq më 30 janar të këtij viti.
Ndaj këtyre komenteve nuk kishte reaguar fare ambasadori i Kosovës në Kroaci, z. Martin Berishaj.
