Gazetarja e RTK-së Arbresha Berisha distancohet nga “lajmi” i mbrëmshëm: Saktësia një nga shtyllat jetike - NACIONALE

Gazetarja e RTK-së Arbresha Berisha distancohet nga “lajmi” i mbrëmshëm: Saktësia një nga shtyllat jetike

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetarja e Dhomës së Lajmeve në RTK, Arbresha Berisha, është distancuar nga “lajmi” i mbrëmshëm në RTK, ku Nacionale e Periskopi u portretizuan si media të paguara nga Serbia.

Berisha ka thënë se saktësia është një nga shtyllat jetike të demokracisë, dhe se zotohet se gjatë punës në RTK do të verifikojnë çdo informacion.

E plotë:

#unëdistancohem

Angazhimi ynë si gazetarë ndaj së vërtetës dhe saktësisë është një nga shtyllat jetike të demokracisë. Unë distancohem nga çdo veprim që mund ta dëshmojë të kundërtën.

Marrë si shkas situatën e fundit të krijuar, ne zotohemi se gjatë punës tonë në televizionin publik do të verifikojmë çdo informacion me përpikëri si dhe do të respektojmë të gjitha standartet e gazetarisë. #unedistancohem

Lajme të ngjashme