Gazetari Xhemajl Rexha publikon fotografitë e serbëve të maskuar: Ia sulmuan veturën - NACIONALE

Gazetari Xhemajl Rexha publikon fotografitë e serbëve të maskuar: Ia sulmuan veturën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari dhe kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, ka publikuar fotografitë e disa serbëve të maskuar.

Ai ka shkruar se vetura e tij është sulmuar, duke u ngjyrosur dhe të cilës i janë marrë tabelat.

“Vetëm 20 metra larg një legjioni të ushtarëve të NATO-s, makina me të cilën po udhëtoja me ekipet e Top Channel dhe Euronews është sulmuar. U ngjyros dhe iu hoqën targat në Zveçan. Po shahemi nga një turmë me maska mbrapa nesh", ka shkruar Rexha.

Janë sulmuar në veri edhe veturat e RTV Dukagjinit dhe Kallxo.com.

Lajme të ngjashme