Gazetari serb hedh dyshime se situata në veri është e 'planifikuar' nga Kurti e Vuçiq - NACIONALE

Gazetari serb hedh dyshime se situata në veri është e 'planifikuar' nga Kurti e Vuçiq

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari i mediumit serb “Nova”, Zheljko Veljkoviq, ka hedhur dyshime se situata në veri të Kosovës mund të jetë e koordinuar mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë se beson se bëhet fjalë për një sërë lëvizjesh të planifikuara, ndoshta edhe të dakordësuara nga Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurtit.

’Vallëzim’ i koordinuar në Kosovë. Njëherë nuk japim diçka, pastaj japim, pastaj ata marrin diçka...”, ka thënë Veljkoviq, shkruan N1.

Ai me tej, ka thënë se serbët në barrikada janë “në detyrën e tyre të punës” dhe se mes tyre ka njerëz të rrezikshëm të cilët mund të përshkallëzojnë situatën.

Njerëzit në barrikada janë ata që kanë marrë sms se është detyrë e tyre e punës të jenë në barrikada. Dhe me ta janë disa njerëz pak më të rrezikshëm që mund ta ndezin atë shkëndijë, shkrepësin, në çdo moment. Prandaj ishte komike nga njëra anë, sepse tregonte gjithë pafuqinë e të djathtëve serbë, dhe nga ana tjetër mund të jetë shumë e rrezikshme”, ka theksuar Veljkoviq.

Ai ka thënë se krejt kjo po bëhet për shkak të plani franko-gjerman.

Lajme të ngjashme