Gazetari pro VV me akuzë të rëndë: Vlora Çitaku i gëzohet bombave të terroristëve serbë
Gëzim Mekuli, gazetar dhe simpatizant i zjarrtë i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një status kundër zonjës Vlora Çitaku, nënkryetares së PDK-së.
Ai ka komentuar deklaratën e Çitakut, e cila e pyeti kryeministrin Albin Kurti se “a po kalon Serbia?”
Sipas Mekulit, që njihet për qëndrime shumë pro pushtetit aktual e Kurtit, zonja Çitaku i është gëzuar shpërthimit të granatave në veri.
“T'i gëzohesh bombave të terroristëve serb, vetëm e vetëm për me fol diçka në publik kundër Qeverisë, kjo dëshmon se sa në rrezik është qëndrueshmëria e Kosovës si shtet; kjo deklaratë e sajë, kjo fjali e gëzuar e sajë na tregon se sa keq i kemi pasë punët, e sa keq i kemi punët edhe sot, ne, si komb e si shoqëri; jo vetëm nga banditët serbë në Beograd e në Kosovë, por edhe nga opozita e untë dhe e papjekur e Kosovës.” – shkroi ndër të tjera ai në profilin e tij në Facebook.