Gazetari i kërkon Konjufcës largimin e fotografive të fëmijve të masakruar: Vajza ime u step para fotove - NACIONALE

Gazetari i kërkon Konjufcës largimin e fotografive të fëmijve të masakruar: Vajza ime u step para fotove

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Donat Syla, ish-konsull i përgjithshëm i Kosovës, ka shkruar një status, e që në fakt më shumë është një lutje drejtuar Kuvendit të Kosovës.

Në shkrimin e tij, gazetari Syla i kërkoi Glauk Konjufcës, kryetar i Kuvendit të Kosovës, të largojë fotografitë e fëmijve të masakruar nga hapësira, duke vendosur vetë emrat e tyre.

"Lus Kuvendin e Kosoves dhe kryetarin Glauk Konjufca qe urgjentisht te largojne nga rrethoja e Kuvendit fotografite e femijeve te masakruar gjate luftes ne Kosove. Vendosni emrat, por jo fotot e tyre pas masakrimit!" - shkroi z. Syla.

Madje, ai ka treguar edhe se si i reagoi vajza e tij kur i pa fotografitë.

"P.S. me iku vemendja per nje cast sot duke parakaluar andej dhe pash vajzen time se si u step para fotove voglusheve te njome te masakruar!" - shkroi ai.

Lajme të ngjashme