Gazetari gjerman me "burime": Butësia amerikane ndaj Serbisë për shkak të municionit serb që po i jepet ushtrisë ukrainase
Gazetari gjerman në Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martets, në një seri cicërimash kushtuar tensioneve të fundit në pjesën veriore të Kosovës, presionet e mëdha ndërkombëtare që kryesisht rëndojnë mbi Kosovën, ka thënë se ka dëgjuar nga “burim i vendosur lartë në ShBA” se “butësia” amerikane ndaj Serbisë kohëve të fundit ka të bëjë me municionin serb “jashtëzakonisht të rëndësishëm” për ushtrinë ukrainase.
“Nëse mund t’i besojmë një burimi të lartë në ShBA që më ka thënë në një bisedë të paregjistruar, butësia e ShBA-së ka të bë bëjë me faktin se municioni serb është ‘jashtëzakonisht i rëndësishëm’ për ushtrinë ukrainase”, ka shkruar ai në Twitter.
