Gazetarët afganë fillojnë kursin e Gjuhës Shqipe
Pesë gazetarët afganë që janë streguar së fundmi në Kosovë kanë filluar që ta mësojnë gjuhën shqipe. Amina Omid, Ahmad Shaker Sangi, Nimatullah Gholami, Rafiullah Nikzad dhe Nadia Gulabzada janë gazearët që kanë filluar ta mësojnë gjuhën shqipe.
Kursi është pjesë e programit Journalists in Residence - Kosovo, dhe qëllim ka integrimin e kolegëve afganë në Kosovë.
Gazetarët fillimisht do të mësojnë elementet bazike të Gjuhës Shqipe, ku do të mbajnë çdo javë nga dy orë.
Kursi mundësohet nga organizata humanitare JRS Kosovo, njëherësh e cila në baza mujore u sigurn pako ushqimore dhe higjienike gazetarëve ukrainas dhe afganë.
Deri më tani, nga programi Journalists in Residence – Kosovo, janë duke përfituar 12 gazetarë ukrainas dhe 5 afganë.
Programi është iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe iniciativa Hannah Arendt.