Gashi thotë se Kusari-Lila i “pështyu”: Deputetët e VV-së entuziazmohen, ky është tmerri i demokracisë
Arben Gashi, shef i grupit parlamentar të LDK-së, ka komentuar deklarimin e Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së, në lidhje me bisedën me Milan Radoiçiqin, i akuzuar nga Kosova për sulmin në Banjskë.
Sipas Gashit, Kusari-Lila akuzoi të gjithë.
Tutje, në lidhje me bisedën e Kusari-Lilës me Radoiçiqin, Gashi tha se është tmerri i demokracisë në Kosovë.
“Ajo çka pamë dje është në vazhën e logjikës të cilën VV-ja e ka ndërtu si logjikë të përbaltjes, duke qenë vetë e zhytur deri në fyt me kriminel si Milan Radoiçiq. Ky është tmerri i demokracisë në Kosovë. Ky është tmerri i përfaqësimit në Kosovë. Çka përfaqësojnë këta deputetë kur kryetarja e grupit të tyre parlamentar del akuzon, para, prapa, anash, djathtas, majtas, pështynë në tana anët, dhe këta entuziazmohen” – tha Gashi në Kuvend, transmeton Nacionale.