Gashi: Provat për zhdukjen e mostrave, Abazi t`i dorëzojë në Prokurori
Avokat i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka reaguar pas akuza të deputete të VV-së, Haki Abazi, për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.
Ai ka kërkuar që deputeti Abazi t`i dorëzojë provat që ka në Prokurori.
Në profilin e tij në “Facebook”, Gashi ka shkruar se sot ka paraqitur kërkesë në Prokurorinë Speciale të Kosovës për marrjen në pyetje të Abazit në cilësinë e dëshmitarit.
“Z.Haki Abazi dorëzoj provat ne Prokurori! Pas prononcimeve te deputetit te Republikes se Kosoves z.Haki Abazi, Kam paraqitur kerkese ne Prokurorine Speciale te Republikes se Kosoves per marrjen ne pyetje te tij ne cilesin e Deshmitarit. Z.Haki Abazi e ka borgj ndaj Astrit Deharit dhe e ka obligim ligjor qe te deshmoj dhe ti dorezoj te gjitha provat qe ai pretendon se i ka ne Prokurori e qe kan te bejne me rastin e zhdukjes se mostrave biologjike dhe te gjakut te Astritit, te cilat jane zhdukur nga Instituti i Mjeksise Ligjore ne Prishtine e qe per zhdukjen e tyre eshte bere e ditur para 2 muajve”, ka shkruar Gashi.
Sipas tij, askush nuk mund të intervistohet nga prokuroria para Abazit.
“Deputeti z.Abazi ka deklaruar se ka bere nje hulumtim dhe se sipas tije egzistojne video-incizime me te cilat ”dihet qarte se kush ka hy tek frigoriferi” ne Institutin e Mjeksise Ligjore. Askush nuk mund te intervistohet para se te intervistohet z.Haki Abazi”, ka shkruar Gashi.