Gashi propozon që vila e Radojiçiq të përdoret si stacion i Policisë së Kosovës - NACIONALE

Gashi propozon që vila e Radojiçiq të përdoret si stacion i Policisë së Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Vila e Milan Radojiçiq, sipas deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, duhet të bëhet stacion i Policisë së Kosovës.

Kështu është shprehur ai përmes një shkrimi në Facebook, ku ka shkruar:

“Keto objekte duhet te perdoren si stacion i Policise se Kosoves”.

Ndërkohë, sot policia e Kosovës ka kryer bastisje nëpër pronat e Radojiçiq në veri të Kosovës.

"Ne e kemi dëshmuar edhe me pamje dhe me prova të tjera që udhëheqësi i këtij grupi ishte Milan Radojciq. Edhe nga pamjet që po shihen, dëshmohet se nuk bëhet fjalë për asnjë “luftëtar lirie” por për një Pablo Escobar të rajonit. Nën maskën e mbrojtësit të qytetarëve ai dhe bashkëpunëtorët e tij u bënë multi milionerë në kurriz të ligjit, shtetit dhe qytetarëve të tjerë." - ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Lajme të ngjashme