Gashi pas propozimeve të Osmanit: Inati i kësaj zonje tejkalon edhe ambiciet për pushtet e kontroll të Kurtit - NACIONALE

Gashi pas propozimeve të Osmanit: Inati i kësaj zonje tejkalon edhe ambiciet për pushtet e kontroll të Kurtit

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Gazetari Astrit Gashi ka reaguar pas kërkesës së Vjosa Osmnanit për amandamentim të kushtetutës, gjashtë orë para se të soset afati kushtetues për zgjedhje të presidentit, post ky në të cilin është përjashtuar nga partia Vetëvendosje.

Gashi tha se inatet e Vjosa Osmanit tejkalojnë edhe ambiciet për pushtet të Albin Kurtit.

Postimi i plotë:

Pra Vjosa Osmani po lyp me nderru edhe rendin kushtetues te Kosoves, vec qe ajo me pas mundesine me mbet Presidente. Krejt kete 7-8 ore para se me deshtu zgjedhja e Presidentit, e disa ore pasi e pa qe ajo nuk do te jete as kandidate e as Presidente.

Deshirat dhe inati i kesaj zonje fatkeqesisht tejkalojne ambiciet per pushtet e kontroll te Kurtit.

Vjosa, per me teper, me propozimin e sontem i dha municionin e duhur secilit qe eshte kundershtar politik i saj. Ne vend se te rrinte e qete dhe dinjitoze, vendosi te luaj gabim. E dogji veten, duke e paraqitur si te pangopur per pushtet. Pa arrit gje si kthim!

Fati i Kosoves nuk eshte fati i Vjoses!

Lajme të ngjashme