Gashi me kërkesë për VV-në: Çojeni në deti Gërvallën nja dy-tri vjet, le ta lëshojë zyrën për dikë që ka interes të punojë
Dardan Gashi, analist, ka bërë një koment interesant.
Në emisionin Debat Plus, Gashi ka shtruar një kërkesë për Lëvizjev Vetëvendosje. Në kërkesën e tij, Gashi ka theksuar se dikush duhet t’ia paguajë Donika Gërvallës, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, një pushim.
"Po e përsërisë në këtë studio, ministres së Punëve të Jashtme, paguajani pushimin, çojeni diku në deti le të rri dy-tri vjet, vetëm mos të rri në atë zyre, le ta lëshoj atë për dikë që ka interesim me të punoj" - ka thënë Gashi, transmeton RTV Dukagjini.