Gashi i replikon Kurtit për ‘ngjitjen në malin me 500 mijë vota’: Po rrëshqet pingul, e po flet broçkulla - NACIONALE

Gashi i replikon Kurtit për ‘ngjitjen në malin me 500 mijë vota’: Po rrëshqet pingul, e po flet broçkulla

1 vit më parë

nga NACIONALE

Arben Gashi, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, i ka replikuar Kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili foli për “ngjitjen në malin edhe më të madh, atë të 500 mij votave”.

“Kur ndjen se po rrëshqet malit pingul, flet edhe broçkulla”, shkroi Gashi në një postim “përshëndetës” për Kurtin.

Postimi i plotë:

Nga Bregu i Diellit, një përshëndetje për ty:

Kur ndjen se po rrëshqet malit pingul, flet edhe broçkulla.

Lidhja Demokratike e Kosovës, pasardhësit e ideuesit të Republikës, Ibrahim Rugovës, dhe përkrahësit e saj që besën me LDK-në e kanë në shpirt, janë bërë makthi i pushtetit.

Rritja jonë është frika e madhe e tyre.

Llapi dhe e tërë Kosova do ta deshmojne këtë.

Britmat dhe çirrjet nuk e ndalin as nuk e frikësojnë vullnetin popullor në mbeshtetje të LDK-së, për një të ardhme premtuese e demokratike që meriton Kosova.

LDK-ja është në festë.

9 shkurti është dita jonë.

Bëhu ndryshimi.

Lajme të ngjashme