Garë 'e ashpër' VV vs PDK në veri: Partia e Kurtit mund të barazohet me numër komunash me LDK-në
Vetëvendosje, partia në pushtet, po garon në të katër komunat veriore me shumicë serbe. Fitorja në këto katër komuna, do ta zbehte disi ‘debaklin’ e pësuar në zgjedhjet lokale të vjeshtës së vitit 2021. Me kë po garon kjo parti sot në veri?
VV kishte pritur rezultat shumë më të mirë në zgjedhjet e 17 tetorit (raundi i parë) dhe 14 nëntorit 2021. Kishin kaluar vetëm disa muaj pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku kjo parti do t’i merrte 50.2 për qind.
Sidoqoftë, në fund fare kjo parti politike do t’i merrte vetëm katër komuna: Shtimen, Gjilanin, Kamenicën dhe Podujevën. Partia e drejtuar nga Kurti kishte humbur garën në kryeqytet, Prishtinë, por edhe në Prizren e Mitrovicë. Komuna këto që i kishte drejtuar.
PDK-ja do t’i fitonte nëntë komuna ndërsa LDK-ja do t’i fitonte shtatë. Partia e Abdixhikut do t’i bënte më pas tetë, pasi kryetari i zgjedhur i Obiliqit do të bëhej pjesë e tyre.
VV vs PDK
Nëse Vetëvendosje do të fitonte secilën prej katër komunave me shumicë serbe në veri, atëherë do të barazohej me PDK-në sa i përket numrit ët komunave.
Kjo parti garon në të katër komunat.
Por, megjithatë ekziston një problem. Përveç VV-së në këto zgjedhje po garon me katër kandidatë edhe PDK-ja.
Në Mitrovicë të Veriut, janë tre kandidatë shqiptarë: Betim Osmani (Iniciativë qytetare), Taulant Kelmendi (PDK) dhe Erden Atiq (VV).
Në Leposaviq janë dy kandidatë shqiptarë: Albulena Behluli Hetemi (PDK) dhe Lulzim Hetemi (VV).
Në Zveçan janë dy kandidatë shqiptarë: Ilir Peci (PDK) dhe Fetah Peci (VV).
Si dhe në Zubin Potok janë dy kandidatë shqiptarë: Izmir Zeqiri (PDK) dhe Flatron Hasani (VV).
Në këto zgjedhje po merr pjesë edhe një kandidate serbe me emrin Sllaxhana Pantoviq. Kjo e fundit ka votuar tashmë.
Se sa mund të jetë pjesëmarrja bazuar në pjesëmarrjen e zgjedhjeve të vitit 2021 të qytetarëve që nuk kishin votuar Listën Serbe ju ftojmë të klikoni në vegzën e mëposhtme:


