Gara: Në Serbi janë 16 varreza masive, presioni ndërkombëtar e detyron Serbinë të bashkëpunojë - NACIONALE

Gara: Në Serbi janë 16 varreza masive, presioni ndërkombëtar e detyron Serbinë të bashkëpunojë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kushtrim Gara Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit ka deklaruar se në Serbi janë deri 16 varreza masive.

Ai ka bërë me dije se pesë prej tyre tashmë janë të konfirmuara.

Gara ka treguar se janë bërë kërkesat zyrtare për fillim të gërmimeve.

Nga të dhënat zyrtare të tyre që kanë qenë publike është potencuar fakti se janë diku deri 16 varreza masive, pesë të konfirmuar deri më tani. Janë adresuar në formën e kërkesave zyrtaret për palën serbe për të filluar gërmimet në këto lokacione, apo për të caktuar datat për të vazhduar në lokacionet e pa përfunduara”, ka thënë ai për EO.

Sipas tij, janë edhe disa lokacione të cilat nuk mund të bëhen publike.

Përkundër faktit që pesë varreza masive, përfshirë Batanicën, Petrovosellen, Beruzha, së fundmi Rashka do me thanë në lokacionet Rudnicës dhe Kizhevak, lokacionet si Batanica dhe Petrovosello mbesin lokacione të pa përfunduara për ne. Ka edhe një sërë lokacionesh ku për momentin nuk mund t’i bëjë publike, por mund t’i konfirmojë që janë të adresuar në formën e kërkesave zyrtarëve për palën serbe”, është shprehur ai.

Ai ka vlerësuar se vetëm një preson i madh nderkombëtarë mund ta detyrojë Serbinë të bashkëpunojë në këtë drejtim.

Nga përvoja është konfirmuar që vetëm një presion më të madh të bashkësisë ndërkombëtare ndaj palës serbe, ndaj institucioneve në Beograd ne mund të kemi më shumë rezultate në këtë proces, qoftë në kuptim të ofrimit të informatave nga arkivat e tyre apo edhe në kuptim të lejimit të gërmimeve vlerësuese në lokacionet e shënjuara ose të markuara në territorin e tyre”, ka thënë Gara.

Lajme të ngjashme